Armeni – Azerbejxhan: Cila është më e përgatitur për luftë?

00:24 | 28 Shtator 2020

Të gjithë parametrat e aftësive ushtarake dhe pajisjeve tregojnë se Azerbajxhani është më i përgatitur për konfliktin me Armeninë që shpërtheu për shkak të rajonit të Nago-Karabakut.

Kjo tregohet nga të dhënat nga faqja globalfirepoëer.

Sa i përket fuqisë njeri, Armenia ka gati 1,696,085, ndërsa Azerbajxhani ka deri në 5,042,346 njerëz të gatshëm për luftë, transmeton portal arbresh.info

Armenia ka rreth 45 mijë ushtarë aktiv dhe 200 mijë rezervë, ndërsa Azerbejxhani ka 126 mijë ushtarë aktivë dhe 300 mijë rezervë.

Buxhetet e dy ushtrive tregojnë gjithashtu shpërpjesëtimin e forcave konfliktuale, Armenia ka 1,385,000,000 dollarë amerikanë, ndërsa buxheti i ushtrisë azerbajxhanase është 2,805,000,000 dollarë.

Azerbajxhani ka shumë më tepër aeroplanë, 147 dhe 88 helikopterë, ndërsa Armenia ka 64 aeroplanë dhe 37 helikopterë.

Armenia ka vetëm 110 tanke për betejë, ndërsa Azerbejxhani ka rreth 570.

Përplasja mes dy vendeve ka ndodhur për shkak të zonës Nago-Karabakut, një zonë në të cilën shumica janë armenë dhe që shpalli shkëputjen nga Azerbajxhani në vitet 1990.

Regjioni i Nago-Karabakut njoftoi sot se 16 ushtarë të saj u vranë dhe më shumë se 100 u plagosën në përleshjet e këtij mëngjesi me forcat Azerbajxhanase.

Përfaqësuesi i Ministrisë së Mbrojtjes së Armenisë, Arcrun Hovhannisyan, deklaroi se ushtria Azerbajxhanase pësoi humbje të mëdha në Nago-Karabak, rreth 200 ushtarë të vrarë.

Sipas tij, situata në terren është e vështirë, pasi konflikti po vazhdon nga veriu deri në jug të territorit.

Më parë ishte njoftuar se Qeveria e Armenisë shpalli një gjendje lufte për shkak të përshkallëzimit të situatës në Nago-Karabak. Kryeministri i Armenisë, Nicole Pashinyan, thotë se veprimet luftarake të Azerbajxhanit janë një provokim dhe Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, pretendon se forcat armene hapën zjarr, dhe ai gjithashtu e quan atë një provokim.

Moska ka bërë thirrje për një fund të menjëhershëm të konfliktit, ndërsa Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, e ka cilësuar Armeninë si ‘problematike’ në paqen e rajonit.

Sipas Ministrit të Mbrojtjes në Armeni, në anën e Azerbejxhanit janë duke luftuar edhe ushtarët nga Siria, megjithatë akuzat janë hedhur poshtë nga Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut, një organizatë jo-qeveritare me qendër në Britaninë e Madhe, transmeton portal arbresh.info

Presidenti i Republikës së panjohur  të Karabakut, Araik Arutyunyan, deklaroi se ushtria azerbajxhanase përdori aeroplanë turq F-16 gjatë sulmit, i cili kishte qenë në Azerbajxhan për një muaj për nevojat e stërvitjeve ushtarake.

Sipas tij, Azerbejxhani po përdor armë modern turke gjatë sulmit në Nago-Karabak.

Ai gjithashtu deklaroi se dhjetëra ushtarë armenë u vranë gjatë sulmit, ndërsa theksoi se të vrarë kanë mbetur edhe civilë.

“Dhjetëra ushtarë u vranë, dhjetëra u plagosën. Civilë u plagosën gjithashtu, dhe disa u vranë në mesin e qytetarëve,” tha ai  gjatë një fjalimi publik.

Sa i përket situatës në terren, Arutyunyan deklaroi se disa pozicione humbën, kryesisht në krahun jugor dhe në drejtim të qytetit të Talis./arbresh.info/

lufte

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara