Anulohet Kampionati Evropian i Pokemonit

19:47 | 6 Mars 2020

Kompania e Pokemonit ka njoftuar që ka anuluar Kampionatet Evropiane për shkak të shqetësimeve mbi përhapjen e koronavirusit.

Kompania tha se tifozët duhet të konsultohen me organizatorët lokalë për informatat e fundit lidhur me ngjarjet nëpër vendet e tyre, transmeton portali arbresh.info.

Turnetë lejojnë tifozët e Pokemonit të marrin pjesë në video-lojë dhe të ndërrojnë kartat e betejave.

Aktualisht, Kampionati Ndërkombëtar i Amerikës së Veriut dhe Kampionati Botëror nuk janë anuluar.

Kompania tha se do të bënte ndryshime në ngjarjet e saj dhe nuk do t’u kërkojë më konkurruesve të shtrëngojnë duart përpara një turneu. Do të sigurojë gjithashtu dezinfektuesin e duarve në ngjarje./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara