Amerikanët ka mundësi ta marrin vaksinën kundër COVID-19 nga mesi i dhjetorit

23:57 | 22 Nëntor 2020

Amerikanët e parë mund ta marrin vaksinën kundër COVID-19 nga mesi i dhjetorit të këtij viti.

Këshilltari kryesor i Qeverisë për programin e vaksinave “Operation Warp Speed”, Moncef Slaoui, ka thënë se 24 orë pas miratimit të për përdorim të vaksinës ajo do t’iu dërgohet shteteve amerikane të cilat kanë nevojë më së shumti.

Slaoui ka thënë se nuk ka pritur që përpjekja për vaksinim të dal nga rendi, transmeton Klan Kosova.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të mbesin rajoni më i goditur në botë nga pandemia COVID-19.

Atje janë shfaqur 177 mijë e 552 raste të reja me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit. Sipas Universitetit John Hopkins janë raportuar edhe 1 mijë e 448 viktima.

Që nga fillimi i pandemisë deri tani në Amerikë janë raportuar 12 milionë e 88 mijë e 410 raste me COVID-19 dhe 255 mijë e 861 viktima.

Në total përfshihen raste nga të 50 shtetet, Distrikti i Columbia-s dhe territore të tjera të SHBA, si dhe raste të riatdhesuara, shkruan Reuters dhe CNN.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara