Amerika ofron ndihmë për rastin e gazetarit saudit

17:21 | 10 Tetorë 2018

Nënpresidenti amerikan Mike Pence ka thënë se Shtetet e Bashkuara janë gati të ndihmojnë në çdo mënyrë në hetimin për zhdukjen e gazetarit të njohur saudit Jamal Khashoggi.

Pence u pyet nëse Uashingtoni do të dërgojë teknikë të FBI-së në konsullatën saudite në Stamboll nëse Arabia Saudite e kërkon këtë, transmeton portali arbresh.info.

“Mendoj që Shtetet e bashkuara të Amerikës janë gati për të ndihmuar në çdo mënyrë”, u shpreh Pence.

Khashoggi, një kolumnist i Washington Post u zhduk që nga 2 tetori, pasi hyri në konsullatë për ca dokumente që i nevojiteshin për t’u martuar me të fejuarën turke.

Autoritetet turke besojnë që ai është vrarë brenda ndërtesës dhe se trupi i tij është larguar.

Arabia Saudite ka mohuar akuzat, duke insistuar që ai u largua nga konsullata, por nuk ka dhënë dëshmi që është larguar me të vërtetë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale