Ambasadorja e SHBA-ve në OKB: Vendimi i Trump është i drejtë

23:32 | 6 Dhjetorë 2017

Pas reagimit të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, António Guterres mbi vendimin e Donald Trump për të njohur Jerusalem si kryeqytet të Izralit, ka reaguar edhe Ambasadorja e SHBA-ve në OKB, Nikki Haley.

Përmes një postimi  në Twitter, Haley ka theksuar se “Amerika ka ambasadat e saj në kryeqytetet e të gjithë botës dhe tani as me Izraelin nuk do të jetë ndryshe”, shkruan BBC, transmeton portali arbresh.info

“Kjo ishte gjëja e drejtë dhe gjëja e duhur për të bërë”, ka shtuar ajo.

Vendimi i Trump ka nxitur protesta të mëdha në Gaza dhe në Turqi, ku protestuesit kanë djegur flamurin amerikan dhe atë izraelit./arbresh.info/