Altmaier: Gjermania nuk po shkon drejt recesionit

21:32 | 10 Janar 2019

Ekonomia gjermane nuk po shkon drejt recesionit, por qeveria po diskuton masat fiskale për të mbështetur rritjen ekonomike, citohet të ketë thënë të enjten ministri i ekonomisë Peter Altmaier.

“Gjermania nuk është aktualisht në fillim të një recesioni, edhe nëse ka probleme të pazgjidhura në tregtinë ndërkombëtare me Brexit dhe Shtetet e Bashkuara”, tha Altmaier për gazetën Handelsblatt në një intervistë. –përcjell arbresh.info

Ekonomia gjermane u tkurr me 0.2 për qind në tremujorin e tretë. Shifrat e prodhimit industrial për tetorin dhe nëntor kanë treguar rritje të dobët në tremujorin e katërt./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale