Alarm i kuq në Hawaii për shkak të vullkanit

10:26 | 16 Maj 2018

Vullkani Kilauea në Hawaii mund të ketë një shpërthim tronditës në  çdo kohë, njofton Shërbimi Gjeologjik Amerikan.

Vullkani tashmë prej 10 ditësh ka shpërthyer, e më shumë se dy mijë banorë janë evakuuar, transmeton portali arbresh.info.

“Në çdo kohë, aktiviteti mund të jetë më shpërthyes, duke rritur intensitetin e prodhimit të hirit dhe projektileve balistike në ajër”, tha SHGJA.

SHGJA gjithashtu ngriti nivelin e alarmit aviatik të vullkanit në më të lartin, atë të kuq, që tregon se shpërthimi i madh vullkanik është i pashmangshëm, në rrugë apo aktiviteti i rrezikshëm i dyshuar./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale