Alabama ndalon abortin, demokratët kundërshtojnë

23:16 | 15 Maj 2019

Ligjvënësit në Alabama te shteteve te bashkuara kanë ashpërsuar ligjet për abortin, duke e bere atë shtetin me masat më të rrepta.

Pas një debati të gjatë ligjvenesit votuan me 25 vota pro dhe 6 kundër projektligjin e ri.

Grave u ndalohet te kryejne abort nderkohe qe edhe mjeket qe promovojne nderprerjen e shtatzanise në çdo fazë do të përballet me pasojat ligjore.

Projekltigji tashmë kërkon edhe firmen e guvernatores republikane Kay Ivey.

Ligji e lejon abortin vetëm në rast se shtatzania rrezikon shëndetin e nënës.

Demokratët e kanë kundërshtuar ashpër projekligjin, duke thënë se gratë duhet të vendosin vet se çfarë mund të bëjnë me trupin .

Sipas tyre, një vendim I tillë mund të cilësohet si një “sulm ekstrem” I lirive dhe të drejtave të grave.

Organizatat për të drejtat e grave theksojne se ky projektligj është antikushtetues, dhe një “ditë e errët për gratë në Alabama.”

Por republikanët e cilësojnë krim abortin që në momentin që zbulohet një rrahje zemre në barkun e nënës.

Ligjet e abortit janë ashpërsuar edhe në Misisipi e Ohajo, ndërsa ligjvënësit në Misuri, Karolinën e Jugut, Florida, Teksas, Luiziana dhe Virxhinian Perëndimore, janë duke marrë në konsideratë propozime të ngjashme për kufizimin e abortit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara