Al-Kaida paralajmëron princin saudit të kurorës për kinematë

15:48 | 2 Qershor 2018

Al-Kaida në Gadishullin Arab (AQAP) raportohet të ketë paralajmëruar princin e kurorës Mohammad bin Salman për reformat e tij, duke thënë që vendosja e kinemave dhe sjellja e mundësve të WWE janë projekte mëkatare.

Grupi terrorist sunit tha se Mohammad bin Salman ka zëvendësuar xhamitë me kinema dhe ka hequr dorë nga shkrimet fetare në një deklaratë në Madad, cipas SITE, transmeton portali arbresh.info.

Ndikimi i qëndrimeve ateiste dhe sekulare kanë hapur rrugën për degradim moral dhe korrupsion në Arabinë Saudite, thuhet në deklaratën e grupit.

AQAP ishte veçanërisht i pakënaqur për ngjarjen Royal Rumble WWE, e cila u zhvillua në Mbretëri në prill. Ai tha se mundësit amerikanë i ekspozuan pjesët e tyre private dhe mbanin shenja të kryqëzimit përpara turmës së përzier të burrave dhe grave myslimane.

Shenjat e tjera të degradimit përfshijnë koncerte ditore, shfaqje filmi, dhe shfaqje të cirkut, shtuan xhihadistët./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara