Al-Kaida bën thirrje për sulme ndaj SHBA-ve e shteteve evropiane

19:55 | 11 Shtator 2019

Në përvjetorin e 18-t të sulmeve të 11 shtatorit, lideri i Al-Kaidës, grupi përgjegjës për sulmin terrorist, Ayman al-Zawahri u ka bërë thirrje myslimanëve që të kryejnë sulme të reja kundër SHBA-ve, Rusisë, Izraelit e shteteve evropiane.

Deklarata e Al-Zawahri u botua në faqen e internetit të SITE Intelligence Group, transmeton portali arbresh.info.

Al-Zawahri, i cili pasoi Osama Bin Ladenin, ideatorin e sulmeve të 11 shtatorit, kritikoi ata xhihadistë që janë “rikthyer” në pikëpamjet e tyre dhe dënuan sulmin ndaj Qendrës Botërore të Tregtisë.

Është e paqartë se kur dhe ku është bërë videoja, por udhëheqësi i Al-Kaidës përmend njohjen e marsit të vitit 2019 të pretendimeve të Izraelit ndaj Lartësive të Golanit nga SHBA-ja.

Më herët gjatë ditës, Trump u zotua të “mos harrojë” kurrë ngjarjet tragjike të 11 shtatorit dhe ta godasë “armikun amerikan më shumë sesa që ishin goditur më parë”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara