Akuzohen tre hakerë për sulmin më të madh bankar

08:25 | 11 Nëntor 2015

Qeveria e Shteteve të Bashkuar ka akuzuar hakerët për sulmin më të madh në historinë financiare.

Gjykata e SHBA-së ka akuzuar tre njerëz për sulmet kibernetike në shumë institucione financiare, përfshirë rastin në JPMorgan Chase, që sipas zyrtarëve ishte vjedhja më e madhe e të dhënave në historinë financiare të institucioneve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, transmeton arbresh.info.

JPMorgan Chase është njëra nga bankat më të mëdha që kontrollon asetet totale që vlejnë më shumë se 2.59 trilion dollarë. Hakerët sulmuan të paktën nëntë institucione financiare gjatë viteve 2012-2015, përfshirë JPMorgan Chase, ndërmjetësuesit, bizneset madhështore për lajme si dhe vodhën informatat e mbi 100 milionë konsumatorëve.

Tre hakerët, Gery Shalon, Ziv Orenstein, dhe Joshua Samuel Aaron ishin akuzuar për 23 raste, përfshirë sulmet kibernetike, vjedhjen e identitetit, mashtrimet në siguri, si dhe pastrim parash, transmeton arbresh.info. Një akuzë e ndarë është gjithashtu e paraqitur kundër hakerit Anthony Murgio, i cili ishte arrestuar më parë për një sulm në JPMorgan si dhe për operimin e një Bitcoin-i ilegal.

“Ne e vlerësojmë bashkëpunimin e fortë ndërmjet zbatuesve të ligjit për të sjellur kriminelët përball drejtësisë”, tha zëdhënësja e bankës JPMorgan, Patricia Wexler, transmeton arbresh.info. “Ashtu siç kemi bërë këtu, ne do vazhdojmë bashkëpunimin me zbatuesit e ligjit për të luftuar krimet kibernetike”.

Për informacione të tjera rreth këtij rasti Arbresh.info do ju njoftojë sot pasi të mbahet një konferencë për shtyp në Mahattan./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara