Aksident i rëndë në urë

07:22 | 21 Korrik 2018

Një kamion për pak sa nuk ka përfunduar në lumë, pasi doli nga ura. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premteje në urën “JD Young”, e cila përshkon lumin Manatee në Florida.

Për shkak të këtij incidenti ura u bllokua, ndërsa autoritetet thanë se  nuk pati persona të lënduar.

Siç shihet dhe në këto pamje kabina e kamionit qëndronte e varur në urë.

Menjëherë në vendin e ngjarjes mbërriti një tjetër kamion që bëri të mundur tërheqjen e tij. Shkaku i rrëzimi mbetet ende i paqartë, ndërsa vazhdojnë hetimet.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara