Agjenti i FBI që tradhtoi ShBA’në – historia interesante e Robert Hanssen,

09:58 | 18 Shkurt 2020

Më 18 shkurt 2011 është arrestuar Rober Hanssen, apo ai që u quajt nga autoritetet amerikane si “fatkeqësia më e madhe e inteligjencës në historinë e SHBA’së”.

Hanssen ishte agjent i FBI’së, por u arrestua për spiunazh në favor të Bashkimit Sovjetik dhe më vonë dhe të Rusisë.

Provat kundër tij ishin të pakontestueshme prandaj ai edhe mori dënim me burgim të përjetshëm. Hanssen i shiti KGB-së mijëra dokumente sekrete që përshkruanin në detaje planin e SHBA-së në rast të një lufte bërthamore.

Po ashtu, ai i dha KGB-së edhe materiale rreth teknologjisë së armëve ushtarake si dhe materiale të tjera në dëm të Shteteve të Bashkuara.

Departamenti i Drejtësisë e përshkroi këtë rast si “ndoshta fatkeqësia më e madhe e inteligjencës në historinë e SHBA”, transmeton KosovaPress.

Hanssen i shërbeu Bashkimit Sovjetik dhe Rusisë nga viti 1979 e deri në momentin kur është arrestuar, me disa vite pushime ndërmjet në aktivitetin e tij të dyshtë për shkak të rrezikut nga ekspozimi.

Aktualisht ai vuan dënimin në një burg të sigurisë së lartë në Firence të Colorados.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara