Afganistan, vriten të paktën dy zyrtarë të inteligjencës

23:52 | 2 Dhjetor 2019

Sulmuesit e panjohur qëlluan zyrtarët e sigurisë në autostradën Kabul-Jalalabad.

Sulmues të panjohur të armatosur mëngjesin e sotëm kanë vrarë të paktën dy zyrtarë të inteligjencës afgane në kryeqytetin Kabul, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme të Afganistanit, incidenti ndodhi në zonën Yaka Took në autostradën kryesore Kabul-Jalalabad.

Nga ministria afgane thonë se tre zyrtarë të tjerë të sigurisë janë plagosur gjatë sulmit.

Askush nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin në fjalë.

Muajin e kaluar, komentuesi politik Waheed Mujda, i cili konsiderohej ekspert i çështjeve të talebanëve, u qëllua për vdekje në kryeqytetin Kabul nga sulmues të panjohur.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara