Afër Ksamilit shihen delfinë duke notuar

21:36 | 11 Gusht 2020

Në ujërat e Gjirit të Ftelesë, në kanalin e Korfuzit, afër Ksamilit janë parë të notojnë delfinë.

Në galerinë e mëposhtme të fotografive do të mund të shihni gjitarët placentarë të detit, teksa zhyten dhe dalin sërish në sipërfaqe, njofton TCH.

Të renditur të tretët në botën shtazore, sa i takon inteligjencës, delfinët jo pak herë kanë nxitur interes te studiuesit.

Duke u krahasuar me specie me të njëjtën inteligjence është e komplikuar për të ndarë nivelet nga diferenca e aparateve të ndjeshmërisë, mënyrës së reagimit dhe natyrës se njohjes. Delfinët jetojnë në grup, por dhe në mënyrë individuale. Në vende ku ka ushqim me bollëk mund të krijohen grupe qe mund të kapërcejnë 1000 delfinë. Ata lëshojnë tinguj ultrasonike për të treguar vendndodhjen e tyre. Nuk kane kryetar për t’i udhëhequr.

Ndryshimet janë të zakonshme megjithatë ata mund të kenë një lidhje të fortë midis tyre. Delfinët mund të ndihmojnë një të dëmtuar, një të plagosur, apo të sëmurë duke iu dhëne një frymë të lehte për t’i nxjerrë në sipërfaqe. Altruizmi duket sikur është pa limit në specien e tyre.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara