Aeroplani me 173 pasagjerë kërcënohet me bombë

19:33 | 25 Tetor 2018

Një fluturim i operuar nga Wizz Air nga Kutaisi të Gjeorgjisë për në Varshavë ka bërë ulje emergjente në kryeqytetin e Rumanisë për shkak të një kërcënimi me bombë, njoftojnë zyrtarët rumunë.

Aeroplani ateroi rreth orës 13:20 të kohës lokale dhe 173 pasagjerët janë evakuuar menjëherë, transmeton portali arbresh.info.

“Kërcënimi me bombë është bërë i ditur nga aeroporti Kutaisi nga një grua e cila kishte dhënë detaje shumë precize”, tha zëdhënësi i Aeroportit të Bukureshtit Valentin Iordache për gazetarët.

Iordache shtoi se kontrollet pritet të kryhen rreth orës 17:00./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara