73 muaj burg për ish këshilltarin e Trumpit

17:30 | 13 Mars 2019

Ish këshilltari i Donald Trumpit për fushatën zgjedhore, Paul Manafort është dënuar për dy akuza, përfshirë komplot kundër SHBA-ve dhe pengim të drejtësisë pasi tentoi të ndikojë tek dëshmitarët.

Manafort i kërkoi gjykatëses Amy Berman Jackson mëshirë, duke thënë se akuzat penale kundër tij kishin marrë gjithçka prej tij, transmeton portali arbresh.info.

Ai i bëri lutje gjykatëses që të mos vendosë ndonjë kohë shtesë burgu përtej dënimit me katër vjet që ai mori në një rast të veçantë javën e kaluar, raporton AP.

“Më vjen keq për atë që kam bërë dhe për të gjitha aktivitetet që na kanë sjellë këtu sot”, tha Manafort në një zë të qetë dhe të qëndrueshëm ndërsa lexoi nga një deklaratë me shkrim.

“Gjersa unë nuk mund të zhbëj të kaluarën, unë do të siguroj se e ardhmja do të jetë shumë e ndryshme”.

69-vjeçari, i cili mbërriti në gjykatë në një karrige me rrota, tha se ai ishte kujdestar kryesor i gruas së tij dhe donte mundësinë që ata të rifillonin jetën e tyre së bashku./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara