70 të vdekur nga luftimet në Idlib

22:04 | 1 Dhjetor 2019

Dy ditë përleshje mes forcave qeveritare dhe grupeve të armatosura në bastionin e fundit të madh të opozitës në Siri, kanë lënë të vdekur rreth 70 persona nga të dyja palët, duke e minuar kështu edhe marrëveshjen për armëpushim.

Sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut, beteja në provincën veriperëndimorë të Idlib janë ‘më të dhunshmet’ që kur u arrit një marrëveshje armëpushimi me ndërmjetësimin e Rusisë, transmeton portal arbresh.info

Banorët e fshatrave janë larguar nga shtëpitë e tyre dhe kanë vërshuar jugun e vendit.

Te dielën në mëngjes, retë e tymit u ngritën mbi rajonin Maaret al-Numan ndërsa aeroplanët luftarakë goditën rebelët aleatë në pozicionet që kohët e fundit kishin kapur nga forcat qeveritare, tha një korrespodent i AFP.

Observatori me qendër në Britani të Madhe tha se numri i të vdekurve nga luftimet ishte diku rreth 70, ndërsa besohet se vetëm nga forcat qeveritare kanë mbetur të vrarë rreth 36 persona.

Sipas Observatorit besohet se luftimet janë nxitur nga një i sulm i udhëhequr nga një ish-bashkëpunëtor i Al-Qaeda në Siri.

Rajoni i Idlib, shtëpia e rreth tre milion njerëzve, përfshirë shumë të zhvendosur nga lufta civile tetëvjeçare e Sirisë dhe kontrollohet nga një ish-bashkëpunëtor i Al-Qaedas.

Rajoni është një nga vendet e fundit që nuk kontrollohet nga forcat e Bashar al-Assad, i cili tani ka nën kontroll rreth 70 përqind të vendit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara