37-vjeçari që 16 vjet nuk shkon tek berberi

10:55 | 8 Korrik 2019

Carl Draper është një 37-vjeçar, i cili duke qenë se nuk kishte para për të shkuar tek berberi, vendosi të mos i priste më flokët.

Kështu, Draper ka 16 vite pa i prerë flokët dhe thotë se kjo e ka bërë që t’i eci mirë edhe me vajzat.

37-vjeçari nga Lincolnshire ndaloi së preri flokët në vitin 2003, dhe tashmë thotë që ka më shumë besim në vete, por gjithsesi pranon se nuk ka pasur kurrë një të dashur.

Veç vajzave që ia pëlqejnë flokët, Carl thotë njerëzit kryesisht i thonë t’i presë ndërsa disa të tjerë nuk kanë ngurruar ta quajnë “Jezus” apo “Sirena e Vogël”.

Ai tregon: “Shumë femrave u pëlqejnë flokët e mi tashmë që i kam rritur, jam bërë edhe më shumë konfident. Në rrjet më thonë shpesh ‘ëoë më pëlqejnë shumë flokët e tu’ ose ‘flokër e tu janë mahnitës’. Dhe më pyesin shpesh se prej sa kohësh nuk i pres.”

Gjithsesi, edhe pse thotë që ka shumë admiruese Carl, shton se nuk ka pasur shumë fat në dashuri dhe vazhdon të jetë i virgjër.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara