30 piktura kushtuar Hitlerit dalin në ankand

14:51 | 10 Shkurt 2019

Tridhjetë piktura kushtuar diktatorit nazist, Adolf Hitler dolën në ankand dje nga kompania ‘’Weidler’’ në Nuremberg, bën të ditur ‘’Nurnberger Nachrichten’’.

”Në mes të tablove spikasin disa në akuarel, vizatime dhe piktura të firmosura ‘’Hitler’’ që evidentojnë motive vjeneze dhe të Nurembergut, përfshirë portrete të grave dhe të natyrave të qeta”,shkruan gazeta në botimin e së mërkurës.

Disa nga fotot janë sjellë nga disa koleksione private austriake apo europiane, të trashëgimtarëve dhe pasardhësve të koleksionistëve.

”Në total numërohen 23 pronarë të ndryshëm’’, saktëson për gazetën Kerstin Weidler, drejtuese e shtëpisë së ankandeve që ndodhet në qytetin gjerman që u shndërrua në arenën e takimeve të mëdha naziste të viteve 1930 dhe të proceseve gjyqësore të pasluftës.

Vlera më e ulët e ankandit do të nisë nga 130 euro për vizatimin të realizuar me qymyr “Kloster im Weinberg” (Manastiri i Weinberg) ndërsa vepra në akuarel e peisazhit “Ort an einem Vorgebirgssee” do të fillojë nga 45 000 euro./balkanweb

Shpërndaje në rrjete sociale