3 persona humbin jetën nga një shpërthim në Itali

23:49 | 20 Nëntor 2019

Të paktën tre persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë konsiderohen të zhdukur pas një shpërthimi në një fabrikë fishekzjarrësh në Sicili.

Lajmi është bërë i ditur nga shërbimet lokale të urgjencës, sipas së cilave trupat e tre personave të plagosur u nxorën nga depoja dhe u dërguan në spital.

Gazeta “La Repubblica” shkruan se një nga viktimat ishte gruaja e pronarit të fabrikës së fishekzjarreve./tch/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara