“2000 euro dënim për ata që nuk ngriten në këmbë gjatë himnit”

17:06 | 10 Tetorë 2018

Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, tha se qeveria do të këmbëngulë në ndryshimet e propozuara të ligjit për simbolet shtetërore dhe ditën e shtetësisë së Malit të Zi.

Ai tha se Mali i Zi duhet të bëj atë që bëjnë të gjitha shtetet serioze dhe demokratike dhe se kush nuk respekton simbolet shtetërore duhet të paguaj dënimin e parashikuar me ligj, transmeton IndeksOnline.

Kryeministri malazes kritikoi rezistencën ndaj ndryshimeve në ligjet që qeveria gjeti në seancën e javës së kaluar, jo vetëm si rezistencë ndaj qeverisë, por edhe rezistencë ndaj shtetit.

“Unë jam i habitur nga ky lloj i rezistencës. Ju mund të kritikoni qeverinë, nuk duhet ta doni patjetër Kryeministrin, mund të bëni gjithçka për ta ndryshuar dhe ta sjellni një të ri, por ju duhet ta respektoni shtetin. Është parimi i çdo shoqërie serioze, demokratike dhe të lirë. Këto janë arsyet pse kam vendosur për këtë gjobë”.

Kur u pyetën nëse ligji është i zbatueshëm në praktikë nëse, për shembull, ka një shkelje në ngjarjet sportive, Kryeministri u përgjigj pozitivisht.

“Pse jo? Gjithkush duhet ta bëj këtë gjë. Cdo institucion, cdo qytetar që e do këtë vend. Atë që e identifikojm në stadium që nuk është ngritur, nëse e identifikojmë, do t’a paraqesim një raport për kundërvajtje. Ne nuk do të udhëheqim forcën policore për të marrë dikë që të qëndrojë gjatë himnit. Kjo është ajo që bën një shoqëri demokratike dhe një vend demokratik “, tha Markoviq.

Shpërndaje në rrjete sociale