200-vjetori i lindjes, qyteti gjerman nderon Marksin përmes imazheve në semaforë

10:47 | 6 Maj 2018

U përkujtua sot 200-vjetori lindjes së Karl Marksit, njëri prej mendimtarëve dhe ideologëve më me ndikim në botë në shekullin e fundit.

Autoritetet e qytetit të Trierit në Gjermani, ku lindi filozofi dhe ekonomisti komunist, e kanë përkujtuar duke vendosur imazhin e tij në semaforë.

Semaforët shfaqnin imazhet e Marksit në ngjyrë të kuqe dhe të gjelbër.

“Trier po shfaq ngjyrat e saj për Marksin”, tha kryebashkiaku Wolfarm Leibe, përcjell Telegrafi.

Në dyqanet lokale janë shitur produkte të ndryshme me imazhin e Marksit. Si për ironi të fatit imazhi i tij i shërben konsumerizmit kapitalist, çka ai e kundërshtonte fuqishëm në pikëpamjet e tij.

Ndërkaq, raportohet se qeveria kineze dhuroi qytetit një statujë të Marksit me përmasat 4.4 metra, që pritet të përurohet në një ceremoni zyrtare.

Autori i ‘Manifestit Komunsit’ u lind në Trier, në Gjermaninë Perëndimore në 5 maj të itit 1818, qytet ku kaloi 17 vite të jetës së tij. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara