​Merkel: Notre Dame, simbol i Francës dhe kulturës tonë evropiane

23:18 | 15 Prill 2019

Gjermania po mbështet Francën pas zjarrit të madh në katedralen e Notre Dame në Paris, e cila është simboli i Francës.

Zëdhënësi i kancelares Angela Merkel, Steffen Seiber ka shkruar në Twitter duke thënë: “Këto imazhe të tmerrshme të Notre Dame në zjarr të trishtojnë. Notre Dame është një simbol i Francës dhe kulturës tonë evropiane. Ne jemi në mendime me miqtë francezë”.

Gjihashtu edhe ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas, më herët tha se ky zjarr ka prekur zemrat  e gjithë gjermanëve./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara