Zyrtarët nuk zbresin tek protestuesit, “preferojnë” t’i shohin nga dritaret

09:38 | 5 Shtator 2019

Nxënësit, profesorët dhe stafi teknik i Gjimnazit të Shkencave Shoqërore “Ahmet Gashi”, janë duke protestuar kundër rrënimit të objektit shkollor, për të ndërtuar banesa dhe parqe.

Nxënësit protestues dhe profesorët e kësaj shkolle u nisën nga Gjimnazi “Ahmet Gashi” e vazhduan deri tek Komuna e Prishtinës.

Ata brohoritnin duke thënë, që duan që kryetari Shpend Ahmeti të del jashtë, dhe të deklarohet.

Zyrtarët e Komunës së Prishtinës, po shikojnë nga lartë protestën e nxënësve.

“Ne kemi nevojë për më shumë dije e arsim, jo për rrënim! Këshilli jonë thërret që të bashkohemi kundër interesave personale të individëve të caktuar që kanë qëllim vetëm të mirën personale/private dhe jo atë të përgjithshme/publike. Këshilli jonë kërkon garanci që shkolla jonë të rindërtohet, jo të shuhet”, thuhet në thirrjen e Këshillit të Nxënësve të Gjimnazit të Shkencave Shoqërore “Ahmet Gashi”. /arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara