“Thuthuqi”, e vërteta mbi këngën që promovon bulizmin

08:04 | 27 Nëntor 2020

Një faqe e një libri të klasës së parë të shkollës fillore është bërë virale në rrjetet sociale.

Portali arbresh.info është interesuar të gjejë të vërtetën në lidhje me përmbajtjen që promovon bulëzimin.

Bëhet fjalë për librin Vallja e Tingujve të autorit Riza Braholli.

Në faqen 32 mësohet shkronja “th”.

Aty duken dy fëmijë derisa tallen me të tretin se si nuk arrinë të artikulohet.

Reagime të shumta ka në rrjete sociale duke e cilësuar si turpëruese.

Por, në shkollat tona të klasës së parë ky libër nuk është pjesë e literaturës që përdorin nxënësit.

Në Abetaren e tanishme në faqen 32 ka përmbajtje tjetër, derisa shkronja “Th” mësohet në faqe 78.

Autori i librit që nxiti polemika thotë se me të drejtë po kundërshtohet.

“Gjatë rivlerësimit do të ndryshohet kjo faqe, nëse do të ketë ribotim”, thotë autori Braholli në lidhje me ankesat.

Edhe Ministria e Arsimit ka dhënë shpjegimin e saj.

“Tekstet për vitin shkollor 2020/2021 janë botuar nga shtëpitë botuese me korigjime, duke marrë parasysh vërejtjet e autorëve dhe komentet e mësimdhënësve për përmirësim e tyre. MASH ka hartuar planin dinamik për korrigjimin e të gjitha teksteve, i cili është publik në ueb faqen e  MASH. Në këtë fazë, me rekomandim të Këshillit të ekspertëve për programe shkollore dhe teksteve (KEPSHT), është duke u bërë vlersimi i konkursit për tekste të klasave 3, 8 dhe 12 dhe ka shpallë konkurs për tekstet e klasave  4 dhe 9”, thotë Diellza Kukaj, këshilltare politike e ministrit, Ramë Likaj.

Megjithatë fjala “thuthuq” vazhdon të përdoret shumë në shkollat tona, sikur nuk ekziston fjalë tjetër që do të ndihmonte nxënësit e klasave të para që të fiksojnë shkronjën “th”.

Këtu e gjejmë shpjegimin e fjalës “Thuthuq”

Shpjegimi i parë: Që nuk mund të shqiptojë mirë tingujt fishkëllyes (s, z, sh, zh) dhe në vend të tyre shqipton tinguj ndër dhëmborë (th, dh); që karakterizohet nga ky shqiptim. Djalë thuthuq. Plakë thuthuqe. E folur thuthuqe.

Shpjegimi i dytë: Sipas kuptimit të mbiemrit. Flet si thuthuq.

Sipas UNESCO-s asnjë shtet nuk mund të arrijë një edukim cilësore gjithëpërfshirës dhe të barabartë, nëse nxënësit përjetojnë dhunë apo bullizëm në shkollë.

Bullizmi është një dhunë psikologjike ose fizike e ushtruar vazhdimisht nga një grup individësh kundrejt një individi tjetër./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara