Shkolla e Gjilanit dhuron biçikleta për nxënësit e mirë

20:53 | 13 Shtator 2019

Në rubrikën e mungesave nuk duhet të figurojë emri.

E ato të notave duhet të jenë të mbushur me notën 5.

Por as këto nuk do të mjaftojnë që nxënësit e shkollës “Vatra e Diturisë” në Livoç të Epërm të Gjilanit të jenë fitues të biçikletave në fund të gjysmë-vjetorit.

Ky projekt i shkollës që po bëhet për t’i motivuar nxënësit e klasave nga e 6 deri në të 9-ën, ka shtyrë këta që të nisin një garë mësimi mes vete.

Në përkrahje të kësaj iniciative kanë dalë edhe prindërit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara