Shahini ndalon në gjimnazin që pret këtë vit nxënës të tri shkollave të dëmtuara nga tërmeti

12:35 | 14 Shtator 2020

Ministrja Arsimit në Shqipëri, Besa Shahini, në ditën e parë të shkollës, pas gjashtë muajve të largimit nga bankat shkollore, ka bashkëbiseduar me nxënësit.

“Kalova mëngjesin nëpër shkollat që u hapen sot për herë të parë pas 6 muajsh. Ndalova në gjimnazin “Shote Galica” Fushë-Krujë, shkollë e cila ka marrë të gjitha masat e nevojshme në funksion të protokollove të sigurisë së ruajtjes së shëndetit. Gjimnazi është shkollë pritëse edhe për nxënësit e 3 shkollave të dëmtuara nga tërmeti, “Sherif Dervishi”, “Bilaj” dhe “Mazhë e Vogël”, deri në rindërtimin e tyre”, ka shkruar Shahini.

Gjatë bashkëbisedimit me nxënësit, ajo thotë të jetë informuar se ata janë plotësisht të ndërgjegjshëm mbi respektimin e masave anti-COVID, fakt që do ta përballojnë me sukses normalitetin e ri./arbresh.info/

Kalova mëngjesin nëpër shkollat që u hapen sot për herë të parë pas 6 muajsh. Ndalova në gjimnazin “Shote Galica”…

Posted by Besa Shahini on E hënë, 14 Shtator 2020

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara