MASHT organizon Programin e “Ndryshuesve të Rinj”

06:58 | 16 Maj 2018

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) në bashkëpunim me Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH dhe OJQ-në e Rrjetit të Edukatorëve Peer (PEN), sot ne Amfiteatrin e Fakultetit të Edukimit, organizon ceremoninë e Programit të “Ndryshuesve të Rinj”.

Gjatë ceremonisë do të prezantohen rezultatet e projektit të “Ndryshuesve të Rinj” në 12 komunat e Kosovës të përfshira në projekt.

Në këtë ceremoni do të marrin pjesë Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ekrem Kastrati, drejtori i GIZ-it në Kosovë, David, Oberhuber si dhe përfaqësues të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara