MASh-i sqaron çështjen e licencimit të çerdheve private

13:48 | 4 Gusht 2020

Ministria e Arsimit dhe Shkencës, sqaron se licencimi i institucioneve Edukativo – Arsimore Parashkollore Private, është kompetencë e saj. Megjithatë, thotë është kompetencë e autoriteteve komunave që të lëshojnë vërtetimin mbi plotësimin e kushteve higjienike – sanitare.

Kjo vjen pas raportimeve të djeshme, ku kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, iu përgjigj Asociacionit të institucioneve parashkollore duke thënë se çerdhet private nuk janë në kompetencë të komunës.

Por MASH-it thotë se bazuar në legjislacionin në fuqi, procedurat për licencim janë të ndërlidhura edhe me dhënien e pëlqimit të Institucioneve të tjera publike, nga pëlqimi i të cilave varet pajisja me licencë IEAPP-ve nga ana e MASH.

SqarimMASH sqaron se licencimi i Institucioneve Edukativo – Arsimore Parashkollore Private (IEAPP) është kompetencë e…

Publiée par Ministria e Arsimit dhe Shkencës – MASH sur Mardi 4 août 2020

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara