Britania do të dënojë prindërit që nuk do të lejojnë fëmijët të kthehen në shkollë

12:44 | 30 Qershor 2020

Prindërit në Britani të Madhe që nuk duan të dërgojnë fëmijët e tyre në shkollë në shtator, do të dënohen me gjobë, kanë theksuar autoritetet.

Sipas Ministrisë së Arsimit, prindërit nuk do të denohen vetëm nëse kanë një arsye të mirë për të mbajtur fëmijët e tyre në shtëpi, transmeton portal arbresh.info, duke cituar BBC.

Në Britani të Madhe pritet që shkollat t’i kthehen normalitetit në muajin shtator.

Sipas autoriteteve kjo është e vetmja mënyrë për të kthyer fëmijët në shkollë, pasi shumica e prindërve kanë frikë nga vala e dytë e koronavirusit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara