Bedri Hamza: Rritja e pagave ndodhi ekskluzivisht nga PDK

08:18 | 10 Shtator 2019

Ish-Ministri i Financave, Bedri Hamza, ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës në platfomën e saj ka në fokus përkrahjen ndaj sektorit privat pasi është kontribuesi më i madh i rritjes ekonomike në vend.

”Ne kemi deficit në tregtinë me mallra, por kemi suficit në shërbime. Fokusi ynë do të jetë përkrahja në sektorin privat sepse është kontribuesi më i madh në rritjen ekonomike. Gjatë kësaj periudhe ka pasur rritje të buxhetit Kosova. Kemi një rritje të madhësisë së ekonomisë deri në 75%”.

”Ka ende nevojë për tu trajtuar deficiti i lartë tregtarë dhe norma e lartë e papunësisë. Ne do të fokusohemi në ndërmarrjet prodhuese”.

Hamza në Zonën Zgjedhore tha se Kosova pati rritje të vazhdueshme të buxhetit por në qeverisjen e PDK-së kishte nivel milionësh.

”Kemi pasur rritje të vazhdueshme të buxhetit, po ashtu kemi përmirësim të bilancit bankar. Gjatë kësaj periudhe ka ndodhur rritja e pagave, rritja e pensioneve, buxheti për viktimat e dhunës seksuale, gjithmonë duke e mbajtur borxhin publik në nivel. Nëse shohim rritjen e pagave, rritja e pagave ka ndodhur ekskluzivisht kur ka qenë PDK në pushtet. Fokusi ynë do të jetë përkrahja e sektorit privat. Veç kësaj ne do të jemi më të kujdesshëm në buxhetin”.

Veç tjerash Bedri Hamza theksoi që tutje në vend duhet të rritet llogaridhënia dhe transparenca ndaj vlerës për para, njofton Klan Kosova.

”Gjyqtarët kanë paga të mira, kanë kushte korrekte për punë. Është numri i aprovuar por kurrë se kanë arrit atë numër. Në përgjithësi në Kosovë, e gjithë paraja publike, ka nevojë të rritet vlera për para. Duhet të rritet llogaridhënia, transparenca dhe vlera për para”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara