Ramiz Lladrovci: Po bëjmë gati pako për 600 familje (VIDEO)

12:09 | 26 Mars 2020 | Elmedina Ballazhi

Kreu i Drenasit, Ramiz Lladrovci, thotë se do të ju dalin në ndihmë me pako ushqimore familjeve të shumta në Drenas.

“Komuna e Drenasit po bënë gati një paketë për 600 familje”, thotë Lladrovci për arbresh.info.

Ai mirëpret çdo donacion në këtë kohë kur vendi po përballet me virusin COVID-19.

Ai ka dhënë sqarime edhe rreth paketës për 600 familje.

“Listat i presim nga administratorët e fshatrave, se kush e përfiton e vendosin koordinatorët e fshatrave”, është shprehur Lladrovci.

Paraditen e sotme, shoqata Bamirëse “Jetimat e Ballkanit” ndau pako ushqimore për 50 familjet e banimit social në Çikatovë të Re, të Komunës së Drenasit./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara