Qytetarët do të udhëtojnë më letërnjoftim në linjën Prishtinë-Beograd

13:11 | 21 Janar 2020

Qytetarët që do të shfrytëzojnë linjën Prishtinë-Beograd dhe anasjelltas do të përdorin dokumentet e njëjta sipas marrëveshjeve që janë nënshkruar me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian për qarkullimin e lirë të njerëzve dhe mallrave, merr vesh arbresh.info.

“Qytetarët do të udhëtojnë me letërnjoftim”, bëjnë të ditur burime brenda Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës.

Eset Berisha, Drejtor i Përgjithshëm i Aviacionit Civil, nënshkroi të hënën në Berlin, deklaratën e përbashkët të interesit me Lufthansën për hapjen e linjës ajrore Prishtinë-Beograd.

Gjatë ditës, ai i tha DW se realizimi i plotë i kësaj linje do të varet edhe nga një marrëveshje që do të bëjnë tani autoritetet e Kosovës me autoritetet e NATO-s në kuadër të normalizimit të hapësirës ajrore të Kosovës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara