Pandemia nuk ndalë festën e Halloween-it, fëmijët festë me personazhe të përrallave

10:07 | 31 Tetor 2020 | Ardita Zeka

Surpriza për fëmijë, aktivitete e argëtim pafund.

Shumë personazhe të dashura për fëmijë do të jenë prezent duke ju ofruar atyre argëtim.

Teuta Dalladaku, menaxhere në një qendër të lodrave dhe argëtimit për më të vegjlit thotë për arbresh.info se kanë përgatitur shumë surpriza për fëmijët të cilët do t’i vizitojnë për festën e Halloween.

“Do të jenë shumë personazhe të përrallave të cilët do të zhvillojnë aktivitete të ndryshme së bashku me fëmijët duke ju ofruar edhe lojë edhe argëtim dhe gjithsesi ta ngacmojmë nga pak imagjinatën e fëmijëve”, tha ajo.

E, përveç kësaj Dalladaku thotë se fëmijët mund të praktikojnë profesionet e tyre të ëndrrave në këndin “Qyteti i Yjeve’.

“Gjithashtu vepron edhe ‘Qyteti i Yjeve’ e cila është pjesa edukative arsimore dhe njëkohësisht edhe argëtuese ku fëmijët praktikojnë profesionet e tyre të ëndrrave, siç është profesioni spitali, stomatologu, pjesa e aeroportit ku fëmijët mund ta shohin se si është me udhëtu me aeroplanë gjithashtu janë pjesa e maketit, policia, burgu, banka, kuzhina ku fëmijët i përgatitin ëmbëlsirat dhe në fund i shijojnë bashkë me instruktoret tona, krejt këto i përfshin ‘Qyteti i Yjeve’ ku krijohet një mini-qytet për fëmijë”, pohoi Dalladaku.

Ajo tregon se në “Kids Galaxy” festa do fillojë nga ora 12:00 deri në ora 20:00, dhe siç e do zakoni për këtë festë të gjithë fëmijët në fund do të shpërblehen me një dhuratë simbolike.

“Festa fillon nga ora 12 deri në ora 20:00, pra gjatë tërë ditës do të ketë aktivitete. Nesër këtu të gjithë fëmijët janë të ftuar, nuk ka nevojë për rezervim. Gjithashtu të gjithë fëmijët që do të na vizitojnë shpërblehen me një dhuratë simbolike siç është edhe zakoni për Halloween”, tha ajo.

Ndryshe, Halloween është një festë vjetore, e cila mbahet çdo vit më 31 tetor. Me kalimin e kohës, Halloween ka evoluar në të gjithë botën, njerëzit vazhdojnë të hyjnë në sezonin e Halloween-it me tubime, kostume dhe trajtime të ëmbla./A.Zeka/arbresh.info/


Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara