Pala kosovare jetëson një ndër pikat e marrëveshjes së nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë

12:48 | 21 Shtator 2020

Pala kosovare ka jetësuar njërën ndër pika e marrëveshjes për normalizim ekonomik me Serbinë, të nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë.

“Palët diversifikojnë furnizimin me energji elektrike”, thuhet në njërën ndër pikat e kësaj marrëveshje.

Pikërisht në zbatim të kësaj kryetari i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, Valon Prestreshi, dhe u.d. i kryesuesit të Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE), Arsim Janova, kanë nënshkruar Marrëveshje Mirëkuptimi dhe Bashkëpunimi ndërmjet dy institucioneve.

Janova është shprehur se një nga përgjegjësitë kryesore është krijimi i një tregu konkurrentë dhe të evitohen të gjitha pengesat gjatë tregtimit të energjisë.

“Ky memorandum është formalizim i bashkëpunimi dhe aty parashihen të gjitha çështjet sa i përket këmbimit të informatave dhe masave ndaj atyre që çrregullojnë konkurrencën e tregut, për energji termike dhe gazit natyror. Do të përcjellet çdo zhvillim në tregun e energjisë”, është shprehur Janova.

Ndërkaq, sipas Prestreshit marrëveshja heton sektorin e energjisë dhe synohet krijimi i mekanizmave të kontrollit.

Ai thotë se sektori energjisë është një ndër shtyllat kryesore të zhvillimit ekonomik dhe ky sektor do të ketë mbështetje institucionale për t’u zhvilluar më tutje.

“Një ndër pikat për normalizim ekonomik me Serbinë është që palët do të diverfsifikojnë furnizimin e energjisë. AKK po përgatiet për formën e zbatimit të kësaj pike në konsultim me qeverinë. Ky memorandum parasheh që autoriteti të bashkëpunojë me ZRRE-në në rast të dëmtimit të konkurrencës”, bënë të ditur Prestreshi.

Memorandumi parasheh që AKK të informojë ZRRE-në në rastin e paraqitjes së shkeljes në tregjet e tjera e që mund të ndikojë në aktivitetet e ZRrE-së.

15 tregtarë të energjisë aktualisht sa ka Kosova, kanë ndikuar në intensifikimin e liberalizimit të tregut të energjisë. AKK do të monitorojë sjelljet e mundshme abuzive apo keqpërdorimeve./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara