Mbi 200 gjoba për mungesë të pajisjeve dimërore, Policia bën thirrje për kujdes

08:12 | 11 Janar 2020 | Rina Rexhepi

Mbi 200 gjoba janë shqiptuar nga policia për mos posedim apo mos përdorim të pajisjeve dimërore që nga 15 nëntori i vitit të kaluar.

Përveç personave fizik, gjoba janë shqiptuar edhe për persona juridik.

“Policia e Kosovës ka shqiptuar 228 gjoba për persona fizik dhe 3 gjoba për persona juridik gjatë periudhës 15.11.2019 deri me 08.01.2020 për mos posedim, apo mos përdorim të pajisjeve dimërore”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës për arbresh.info

Sa i përket statistikave të policisë në lidhje me gjobat e vëna për mos posedim, apo mos përdorim të pajisjeve dimërore këtë dimër, eksperti i komunikacionit Nol Dedaj ka thënë për arbresh.info se nëse Policia e Kosovës ka kryer kontrolle ditore atëherë drejtuesit e automjeteve kanë arrit vetëdijesimin  e duhur.

“Ne bazë të statistikave që i dërguat nëse policia ka bërë kontrolla ditore gjate këtyre ditëve të përshkruara atëherë drejtuesit e automjeteve kanë arrit vetëdijshmin e duhur për ndikimin e pajisjeve dimërore në sigurinë e komunikacionit rrugore këtë e them për shkak se në këtë përudhë kohore në rrugët e Kosovës shtohet numri i automjeteve ne qarkullim për shkak të festave të fundvitit dhe ardhjes se  mërgimtareve”, ka thënë Dedaj për arbresh.info.

Me fillimin e sezonit dimëror 2019/2020 me datë 15.11.2019, Policia e Kosovës vazhdimisht ka apeluar për kujdes të shtuar dhe bartje të pajisjeve dimërore në veturë gjatë ngasjes në ketë sezon./R.Rexhepi/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara