Kushtetuesja ende pa vendim, Avokati i Popullit flet në lidhje me Ligjin për paga

08:04 | 10 Dhjetor 2019 | Ardita Zeka

Avokati i Popullit, Hilmi Jashari, ka folur për arbresh.info në lidhje me autorizimet e tij kushtetuese dhe ligjore, për ta dërguar në Gjykatën Kushtetuese Ligjin nr. 06/L-111 për Pagat në Sektorin Publik për vlerësimin e përputhshmërisë së tij me Kushtetutën.

“Ajo që po pritet është masa e përkohshme për pezullimin e disa dispozitave që ne i kemi konsideru si kontestuese dhe që përbëjnë shkelje të drejtave të njeriut dhe që janë në kundërshtim me frymën kushtetuese. Por, ende nuk kemi marrë ndonjë përgjigje”, është shprehur Jashari për arbresh.info, duke vlerësuar se vendosja e masës të përkohshme është e nevojshme për ta mbrojtur interesin publik dhe për të evituar dëme të pariparueshme që do të mund të shkaktoheshin me zbatimin e këtij ligji.

Sipas Avokatit të Popullit Ligji për Pagat në Sektorin Publik dhe Shtojca një (1) e këtij ligji nuk kanë arritur ta bartnin frymën kushtetuese në kuptimin e ndarjes së pushteteve, të barazisë para ligjit dhe as garantimin e së drejtës pronësore. Për më shumë, Avokati i Popullit konsideron se ky ligj nuk është në pajtim me parimet e sundimit të ligjit, për shkak të mangësive në kuptimin e qartësisë, saktësisë dhe parashikueshmërisë së tij.

Avokati i Popullit i ka pranuar 35 ankesa nga subjekte të ndryshme të sektorit publik të parashtruara kundër Ligjit për Pagat në Sektorin Publik, duke përfshirë këtu ankesat nga të punësuarit në shëndetësi, në arsim, në polici dhe në shërbimin civil.

“Ankesat vazhdojnë të pranohen. Çdo ankesë që paraqitet pas këtij afati ne prap do t’i përcjellim në Gjykatën Kushtetuese lidhur me çështjen e njejtë”, bënë të ditur Jashari.

Ligjin nr. 06/L-111 për Pagat në Sektorin Publik ka ngritur shqetësime në sektorë të ndryshëm. Ekzistojnë edhe kategori të përfshira që kundërshtojnë pezullimin e zbatimit të këtij ligji./A.Zeka/arbresh.info/

Kushtetuesja ende pa vendim, Avokati i Popullit flet në lidhje me Ligjin për paga

Kushtetuesja ende pa vendim, Avokati i Popullit flet në lidhje me Ligjin për paga

Publiée par Arbresh.info sur Lundi 9 décembre 2019

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara