Kurti bënë homazhe tek ish-presidenti Rugova: Vlerësojmë përpjekjen insistuese për pavarësi

10:35 | 17 Shkurt 2020 | Vlora Selimi

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, pas homazheve në Prekaz, i është drejtuar nderimit të ish-presidentit historik, Ibrahim Rugova.

“Si kryeministër sot teksa shënojmë dhe festojmë përvjetorin e 12 të shpalljes së pavarësisë kujtojmë Presidentin e parë të Kosovës. Në një ditë si kjo vlerësojmë përpjekjen insistuese, angazhimin politik për liri dhe pavarësi”, është shprehur Kurti pas vizitës së parë që i bëri varrit të ish-presidentit Rugova.

Homazhe bëri së bashku me kabinetin e tij dhe kryeparlamentaren, Vjosa Osmani.

“Ideator i projektit të Kosovës shtet i pavarur dhe sovran. E nderojmë kontributin e tij dhe të gjithë atyre që u bashkuan rreth lëvizjes së madhe të shqiptarëve”, deklaroi Osmani pas homazheve.

Pas këtyre homazheve, Osmani e Kurti do të jenë në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara