Interesimi i madh për bimën ‘paulownia’ në Kosovë e Shqipëri

10:13 | 4 Korrik 2020 | Elmedina Ballazhi

Të jesh e bukur, e dashur, punëtore dhe më shumë ambicie, kjo i bie të jesh një perfeksion i një femre të kompletuar.

E kjo është Roberta Zaninoni, distributore për Linea Crem- “Time Skin Care”, për pajisje estetike dhe medikale në Shqipëri dhe Kosovë.

Ajo është distributore e dy qendrave të mëdha estetike “VIP Line-Kosova” dhe “VIP Line- Shqipëri”

Ajo ka prejardhje nga qyteti i Bergamos në Itali, por jeton në Durrës të Shqipëri për afër 6 vite.

Roberta aq shumë e donë punën sa që thotë “kam ardhur për dashurinë”, e në fakt ajo ka ardhur për kultivimin e bimës ‘paulownia’ dhe për qendrat e saj estetike në Kosovë e Shqipëri.

Qëndrimi i vizitës së saj këtu në Kosovë, është takimi me “VIP Line Kosova”, sepse është distributore për kremin “Time Skin Care”, dhe jo vetëm ajo ka bashkëpunim në mes të Shqipërisë e Kosovës për linjën e “VIP Line” që gjenden në Durrës dhe në Prishtinë.

Produktet që ajo përdor janë “Time Skin Care”, e cila është linjë italiane bio, pa parabenë, parafinë, petrolato edhe është një linja me qeliza staminale bimore, ka 9 linja të ndryshme për 9 tipe të lëkurave të ndryshme. Të gjitha makinat janë efikase dhe janë prodhim italiane.

“Makineritë janë prodhim Italian dhe kanë garancinë për 1 apo 2 vite. Kam të gjitha makinerit si, prsoterapinë, lipolazer, vushep, laser për repilacion definitive, skin test për fytyrë, mikrodermabrazion, oksigjen edhe për fytyrë edhe për trupin”, ka thënë Roberta.

“VIP Line” e përdorin edhe shumë VIP-a, të shumë vendeve të botës, e me këtë Roberta është shumë e lumtur që edhe fytyrat publike e përdorin.

Po ashtu, edhe kremrat që ajo ka i përdorin VIP-at e ndryshëm në të gjithë botën.

Roberta na ka treguar edhe për kremrat që duhet t’i përdorim ditën dhe natën.

E, ndërkaq Roberta më bëri edhe një surprizë që të shkoj tek “VIP Line Kosova”, për një skincare.

“Rutinë perfekte për mëngjes duhet të përdorim “late detonik”, e pastaj duhet të vendosim një krem specifik për lëkurat”, ka thënë ajo.

Ajo më shumë entuziazëm na tregon për produktet e saja, ku dhe arsyeja se pse ajo ka ardhur në Kosovë është për burrin e saj.

“Kam ardhur për punë të burrit tim, sepse burri ka investuar në Shqipëri edhe në Kosovë, dhe punon për bimën ‘pauloënia’, e cila është një bimë që rritet shpejtë dhe kemi një laborator që prodhon bimë dhe fidane. Kjo bimë shitet edhe në Kosovë edhe në Shqipëri, por edhe në të gjithë botën. Kësaj bime i duhen 4 vite që të kemi një rezultat të mirë, trungu i kësaj bime është pothuajse 30 centimetra”, ka thënë Roberta.

Roberta na ka treguar se për çka përdoret ky dru.

“Ky dru përdoret për instrumente muzikore, mobileje, parket e për shumë prodhime të tjera”, tha ajo.

Roberta na ka treguar po ashtu, se shumë vende të botës e përdorin këtë bimë që ajo dhe burri i saj e kolonizojnë.

“Në të gjithë botën e përdorin që kanë toka, sepse kjo bimë rritet, por rritet në ato toka që nuk ka krip, duhet të ketë vetëm 30% argjilë, dhe janë të interesuar të gjithë , në të gjithë botën, e është e gjitha ‘Green Economic’, e është e mirë për ambientin”, ka thënë Roberta.

Ajo na ka treguar procesin e mirëmbajtjes së kësaj bime.

Për më shumë kjo është intervista e plotë:

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara