Halil Kastrati dërgon 50 pako në Çikatovë të Re, më pas drejt Skenderajt (VIDEO)

12:09 | 26 Mars 2020 | Elmedina Ballazhi

Shoqata Bamirëse “Jetimat e Ballkanit” ndan pako ushqimore për 50 familjet e banimit social në Çikatovë të Re.

Kreu i kësaj shoqate, Halil Kastrati, tha për arbresh.info se kanë nisë aksionet çdo ditë, dhe në çdo komunë.

“Kuzhinat në Prizren e Janjevë janë mbyllë për shkak të masave të marra nga Qeveria”, është shprehur Kastrati, por shton se familjet që kanë nevojë do të vazhdojnë të ndihmohen nga “Jetimat e Ballkanit”.

Ai ka bërë të ditur se një ditë më parë kanë shpërndarë pako për familjet në Viti, Malishevë e Klinë.

“Do të vazhdojmë në Skenderaj me 100 pako”, është shprehur Kastrati.

Por, këto nuk do të jenë donacionet e vetme, pasi sipas tij, do të vazhdohet me dhurimin e pakove në secilën komunë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara