Fillon mësimi online, ja si realizohet një orë mësimore

12:41 | 23 Mars 2020 | Ardita Zeka

Ka nisur mësimi online për klasën e parë, e mësimi po transmetohet në Radio Televizionin e Kosovës.

Drejtoresha e Arsimit Shpresa Shala, për arbresh.info tha se, në emisionin e parë po zhvillohen dy njësi mësimore për klasën e parë në Gjuhë amtare dhe Matematikë, pastaj vazhdon me klasën dytë, dy njësi mësimore, pastaj me klasën tretë, e kështu me radhë edhe për klasat tjera.

Ndërsa, Enis Kervan zëvendësministër i Arsimit, tha se sot ka filluar mësimi në gjuhen turke dhe deri më tani gjithçka po shkon shumë mirë.

“Sot ka filluar zhvillimi i mësimit online  në gjuhen turke, deri më tani çdo gjë po shkon në rregull, shpresojmë të tejkalohet kjo situatë që ndodhemi tani sa më parë”, tha ai.

Ndryshe, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, këtë masë e kanë ndërmarrë pas ndërprerjes së mësimit në klasë, shkaku i rrezikut të përhapjes së koronavirusit.

Në këtë mënyrë MASHT-i po synon që nxënësit të mos humbin nga procesi mësimor./arbresh.info/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara