Lista Serbe nuk dorëzohet me propagandë, tash ankohet për një vjedhje në Graçanicë

15:23 | 29 Qershor 2020

Lista Serbe po vazhdon propagandën në lidhje me pretendimet për provokime të komunitetit serbë që jeton në Kosovë.

Në portalin serb, kosovo-online.com u publikua një lajm për një vjedhje në Graçanicë duke përmendur në titull “Vazhdon provokimi”. Ky portal njihet si përkrahës i Listës Serbe.

Portali arbresh.info merr vesh nga politikanë serbë të Kosovës se kjo propagandë po bëhet nga Lista Serbe, dhe se nuk ka të bëjë me nacionalitetin e personave që shkaktuan aktin vandal. Sipas këtij burimi, kjo po organizohet nga Beogradi zyrtar përmes medieve lokale serbe në Kosovë.

“Është vjedhje e zakonshme dhe nuk ka lidhje me nacionalitetin. Disa zyrtarë të Listës Serbe po i përdorin këto raste për propagandë”, është shprehur ky burim.

Burime brenda Policisë së Kosovës bëjnë të ditur se dyshohet se vjedhja në shtëpinë e një serbi të Graçanicës është bërë nga dy të rinj serbë.

“Dyshohet se kanë qenë të rinjë serbë nën ndikimin e alkoolit dhe drogës që e kanë kryer vjedhjen”, bënë të ditur ky burim.

Dalibor Jevtiqi, i Listës Serbe ditë më parë kishte publikuar disa fotografi të një serbi, që ishte sulmuar nga disa persona, duke e quajtur si provokim për familjen e serbit të kthyer.

Por, propaganda e tij në Twitter nuk zgjati shumë, pas raportimit të arbresh.info se personat e dyshimtë nuk ishin të nacionalitetit shqiptarë. Ai më vonë pranoi se të njejtit ishin të nacionalitetit rom, por duke mos kërkuar falje./arbresh.info/

Jevtiq e pranon: Sulmi ndaj Petkos u krye nga pjesëtarë të komunitetit egjiptian

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara