Zgjedhjet në veri, mbyllen qendrat e votimit

19:38 | 19 Maj 2019

Janë mbyllur qendrat e votimit në Mitrovicën e Veriut dhe komunat tjera veriore.

Demokracia në Veprim në një konferencë për media, ka njoftuar se procesi i zgjedhjeve për kryetar të komunave: Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok, ka shkuar në mënyrë të rregullt.

Sipas DnV dalja e qytetarëve në votime deri në ora 16:00 ishte 35%.

DnV ka bërë të ditur se krahasuar me zgjedhjet e vitit 2017, dalja e qytetarëve në zgjedhje ishte më e madhe.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara