Vushtrri:Policia arreston dasmorin

07:01 | 10 Gusht 2018

Pas të shtënave të cilat janë dëgjuar gjatë një dasme në hotelin Kalaja të Vushtrrisë policia ka ndërhyrë duke arrestuar njërin nga dasmorët. Sipas njoftimit të policisë intervenimi erdhi pas raportimeve se në aheng kishte të shtëna ndërsa pas intervenimit policia ka konfiskuar një armë dhe 11 fishek. Personi i dyshimtë sipas policisë është intervistuar dhe më pas me urdhër të prokurorit është liruar.

Shpërndaje në rrjete sociale