Vuçiq: I vetmi shqetësim që kam është Kosova

18:54 | 19 Maj 2019

Serbia duhet të vazhdojë për të konkurruar me vetveten, me të metat e saj, tha presidenti serb Aleksandar Vuçiq.

“Shqetësimi i vetëm që kam, sepse kemi vendosur gjërat e duhura është situata në Kosovë. Nuk kemi probleme të tjera,” tha Vuçiq.

Ai shprehu shpresën se zgjedhjet e sotme në veri të Kosovës do të jenë paqësore.

I pyetur se çfarë mund të ndodhë deri më 1 dhe 2 korrik, kur një vazhdim i bisedimeve midis Beogradit dhe Prishtinës është caktuar në Paris, Vuçiq tha se nuk do të ndodhë asgjë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara