Vuçiq: 23 të arrestuar në veri, njerëzit janë të shqetësuar

11:05 | 28 Maj 2019

Në aksionin e njësiteve speciale të Policisë së Kosovës raportohet për 23 të arrestuar.

Të paktën kështu ka thënë në Kuvendin e Serbisë presidenti Aleksandar Vuçiq, transmeton portali arbresh.info.

Ai para deputetëve ka thënë se njerëzit janë më të shqetësuar se kurrë.

“ROSU e FIT arrestuan 23 njerëz etnikë serbë dhe boshnjakë në veri të Kosovës, kryesisht pjesëtarë të policisë së Kosovës, kjo ishte një përpjekje për të kriminalizuar plotësisht popullin tonë”, i cili, tha ai, ishte më i shqetësuar se kurrë.

Vuçiq ka thënë se deri tani në territorin e veriut të Kosovës janë rreth 73 automjete kryesisht të blinduara, ndërsa më shumë se 50 janë në jug të Mitrovicës./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara