Vrasësi i Aulon Zekës dënohet me 9 vjet burg

10:00 | 16 Prill 2018

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur fajtorë tre të miturit për vrasjen e të riut Aulon Zeka.

I mituri i parë është dënuar me 9 vjet e 6 muaj burg, e mitura e dytë me 3 vjet ndërsa ndaj të tretit është shqiptuar masa e mbikëqyrjes nga organet e kujdestarisë për 1 vjet e gjashtë muaj.

Për vrasjen e Aulon Zekës akuzoheshin dy të mitur, ndërsa një tjetër po ngarkohet për moslajmërim të kësaj vepre penale.

Aulon Zeka u vra më 16 shtator 2017 në Prishtinë.

Seancat e këtij gjykimi kanë qenë të mbyllura, ndërsa gati sa herë ato janë zhvilluar, te Pallati i Drejtësisë ka pasur protesta për ndriçimin e vrasjes së Zekës./arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale