Vlora Çitaku takohet me familjet shqiptare në Jerusalem

21:49 | 11 Korrik 2019

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,  Vlora Çitaku, është duke zhvilluar një vizitë zyrtare në Izrael.

Gjatë këtij qëndrimi atje, Çitaku është takuar edhe me disa prej shqiptarëve që janë në Jerusalem, shkruan portali arbresh.info

Këtë e ka bërë të ditur Vlora me anë të një fotografie të cilën e ka postuar në llogarinë e saj personale në Facebook

Çitaku ka thënë se, ishte kënaqësi që ajo të takohet me këta shqiptarë.

“Takim i ngrohtë me familjet shqiptare në Jerusalem. Faleminderit Ilir, Lindita dhe Artan. Sa kënaqësi me ju pa”, ka shkruar Çitaku./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara