Vetëvendosje tallet me Dhurata Hoxhën

17:09 | 14 Gusht 2019

Sot gjatë ditës ministrja Dhurata Hoxha ishte takuar me ambasadorin në largim të Britanisë së Madhe, Ruairi O’Connell.

E në kumtesën e Ministrisë së Integrimit Evropian ishte thënë se u biseduan për një numër çështjesh e në mesin e tyre të drejtat e njeriut dhe MSA-j, shkruan portali arbresh.info.

Por i shpejtë ishte vetë ambasadori që e demantoi keq këtë ministri duke thënë se nuk u bisedua fare për MSA-në e as të drejtat e njeriut.

LEXO EDHE: O’Connell përgënjeshtron ministren Hoxha: As që diskutuam për MSA-në

Kjo gjë ka bërë që tallje e satira të bëhen në llogari të ministres Hoxha.

Një e tillë është ajo e Valdrin Ahmetit, aktivist në Lëvizjen Vetëvendosje i cili tha se shumë lehtë PDK-ja ka mundur ta shpallë ambasadorin si kandidat për deputet në listën e tyre.

“Ruairí O’Connell duhet të jetë i gëzuar. Shumë lehtë PDKatërta ka mundur ta shpallë si kandidat për deputetë në listën e tyre!”, shkroi ai.

Ndërkohë edhe Ministria e Integrimit e ka pranuar lëshimin që ka ndodhur në kumtesën e tyre për media.

Në sqarimin dërguar thuhet se Zyra e Komunikimit dhe Informimit e ministrisë, shpreh keqardhje për versionin e kumtesës e cila kishte lëshime dhe ishte shabllon i përdorur më herët dhe i pakonfirmuar nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar./arbresh.info/

LEXO EDHE: Ministria e Integrimeve e pranon gabimin lidhur me takimin me ambasadorin O’Connell

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara